MER05222013

Perditesimi i fundit09:56:32 MD

Back Biznes

Mc Donald`s mbyll restorantet në Maqedoni

altKompania e mirënjohur e restoranteve “Mc Donald`s” në Maqedoni është mbyllur përfundimisht. Njoftimi u bë nga kompania qendrore “Mc Donald`s Europa”, e cila konfirmoi se ka ndërprerë aktivitetin në Maqedoni dhe se kompania përfaqësuese në Maqedoni “SJ Kompani” nga 14 maji nuk guxon të punojë me  emrin e kësaj kompanie. 

Brendi i hoteleve Hilton hyn në Maqedoni

altBrendi i njohur botëror Hilton hyn në Maqedoni me nënshkrimin e marrëveshjes për franshizë për hapjen e Double Tree By HILTON ekskluziv në Shkup, me Stone Bridge Hotel. Hoteli, që do të ndërtohet në lagjen e Aerodromit përskaj Vardarit, përballë Unversitetit FON, duhet të fillojë me punë në fillim të vitit 2016.

Digjitalizimi, qeveria kërkon nga ONE uljen e taksës për 36% (Video)

Qeveria kërkon nga operatori ONE që për 36 për qind t’i ulë çmimet vjetore që televizionet kombëtare dhe ato rajonale duhet t’i paguajnë për digjitalizimin. Kjo do të thotë se televizionet kombëtare në vend të shumës së tanishme prej 156 mijë euro, do të duhej të paguajnë vetëm 100 mijë euro për digjitalizim, ndërsa ato rajonale në vend se 20 mijë e 400 euro, tani do të duhej të paguajnë vetëm 13 mijë e 56 euro.

Paga mesatare në shkurt 20.910 denarë

altRritja është falë, para se gjithash, rritjes së neto pagës mesatare mujore për të punësuar në Ndërtimtari për 10,6 për qind. Informacione dhe komunikime për 7,7 për qind si dhe Transport dhe deponim për 7 për qind.

Punëdhënësit nuk lajmërojnë punëtorët me orar të plotë

Pronarët i deklarojnë punëtorët se punojnë me orar të shkurtuar kurse i mbajnë në punë nga tetë orë. Këtë e konstatuan inspektorët e Punës dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Inspektorët kontrolluan madje 600 ndërmarrje që kanë lajmëruar punëtorë me orar të shkurtuar të punës në të gjithë shtetin dhe tek 116 pronarë gjetën punëtorë të cilët punonin më shumë se që ishin lajmëruar. Punëdhënësit të cilët e shkelën Ligjin kanë marr vërejtje dhe janë urdhëruar që ti përmirësojnë parregullsitë.

Saraçini takime me biznesin turk në Stamboll

altNë kuadër të vizitës njëditore në Stamboll të Turqisë, Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ka takuar sot përfaqësuesit e lartë të kompanive turke që janë anëtare të Odës Ekonomike të Stambollit. 

Në muajin tetor në Tetovë hapet Kompleksi REM , investim 40 milion eurosh (VIDEO)

altPunimet rreth ndërtimit të kompleksit tregtar REM në Tetovë, që është ni kofinancim i kompanisë Renova dhe Elektrometal janë në përfundim e sipër. Pritet që të njejtat të përfundojnë në pjesën e dytë të muajit tetor,

'Innova Technologies' vjen në Tetovë

altKompania më e madhe evropjane për e riciklimin e gomave Inova Technologjite (Innova Technologies) do të investojë në Maqedoni në Zonën Industriale në Tetovë. Kompania posedon kapacitetin më të madh në Evropë për riciklimin e gomave përmes procesit pirolitik, proces prej te cilit fitohen 3 produkte: naftë, tela çeliku dhe toner.

Rasti me grurin nuk do të ndikojë në çmimin e bukës

Si do që të zhvillohet lufta bujqësore mes Serbisë dhe Maqedonisë për grurin me plumb, kjo nuk do të ketë efekte negative në prodhimin e bukës dhe brumrave. Mullisët thonë se gjendja e këtillë nuk është në dobi të askujt. Përveç në Serbi, grurë ka mjaft edhe në tregjet e tjera, sikurse në Hungari, Bullgari... Mullisët thonë edhe se pse transporti mund të jetë më i gjatë, kjo nuk do të ketë pasoja për çmimin e bukës dhe të brumrave.