MAR05212013

Perditesimi i fundit11:14:40 MD

Back Biznes

Bexheti: 'Rishikimi i Buxhetit, sinjal i keq'

Gjendja ekonomike në vend nuk ka qenë kurrë më e rëndë në 20 vitet e fundit, sa tani, dhe kjo nuk është si rezultat i oscilacioneve në tregjet e huaja por si rezultat i shpenzimeve joproduktive të Qeverisë. Kështu vlerëson profesori Abdulmenaf Bexheti.

Tregtim me prodhime bujqësore përmes SMS-it

Bujqit do t'i ofrojnë prodhimet e tyre në agro-bursën elektronike përmes dërgimit të SMS porosive nga celulari. Bëhet fjalë për një pilot projekt që duhet të fillojë deri në fund të muajit. Me të do të përfshihen njëqind fermerë dhe 10 blerës të cilët do të informohen cilat prodhime dhe sa sasi ofrohen.

Pashkët, "Eko Sharr" ndihma 100 familjeve

Në prag të festave të Pashkëve, kompania Ekosharr-Tetovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë do ta pasurojë tryezën e 100 familjeve të varfra nga Shkupi.
Donacioni nga përpunuesi kryesor i qumështit në rajonin e Maleve të Sharrit

Mërgimtarët sollën 1.7 miliardë dollarë

Dërgesat e mërgimtarëve në Maqedoni janë rritur nga 349 milionë në vitin 1998, në 1.7 miliardë dollarë në 11 muajt e parë të 2011-ës. Kështu tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Maqedonisë për transferet private nga jashtë vendit.

Thirrje publike për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi IPARD

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural publikoi thirrjen e gjashtë publike për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Komponeta e pestë e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural të Bashkimit Evropian.

Ahmeti: Të investosh është patriotizëm

Në Neproshten të komunës së Tetovës  është hedhur sot gurthemeli për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e metalit dhe të plastikës "Trim International". 
Në inaugurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe qendror.

Investimet, ilaç për papunësinë

Nga shkalla e përgjithshme e papunësisë, rreth 45.6  për qind janë të ri të moshës prej 15 deri 29 vjet, që paraqet problemin më të madh në shoqërinë e Maqedonisë. Kjo i detyrohet dobësisë dhe kapaciteteve të ekonomisë vendore  për të krijuar vende të reja të punës.

Gruevski paralajmëron investim të huaj në Tetovë dhe 2.000 vende të punës

Dy kompani amerikane dhe një gjermane kanë marrë vendim intern për ndërtimin e fabrikave për pjesë ose kabllo për industrinë e automobilave, të cilat duhet të stacionohen në Tetovë, Strugë dhe Shkup, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski

RDK: Qeveria VMRO-BDI vendos barrierat jolegjitime ndaj importit nga Kosova

Vendimet e heshtura të Qeverisë për të bllokuar importin simbolik të produkteve kosovare, nuk janë të një natyre shkencore dhe të përkrahura me fakte, por vendime politike që miratohen në vazhdimësi në përputhshmëri me shumë politika tjera antishqiptare në Maqedoni.