MAR06182013

Perditesimi i fundit09:50:18 MD

Back Biznes Biznes Derivatet shtrenjtohen nga dy denarë

Derivatet shtrenjtohen nga dy denarë

Çmimet e benzinave dhe të dizelit prej sonte në mesnatë rriten nga një deri në dy denarë, vendosi të hënën Komisioni Rregullator Energjitik. Çmimi i ri i EUROSUPER-it BS -95 do të jetë 82, nëdërsa  EUROSUPER-BS-98 do të jetë 83,5 denarë për litër.

Eurodiseli do të shitet për 72,00 denarë për litër. Rritje ka edhe në çmimin me pakicë të vajit ekstra të lehtë për amviseri për 0,50 denarë. Kjo tani do të kushtojë 60,50 denarë për litër. Rritje do të ketë edhe çmimi i mazutit për 2,172 den/kg.

Rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe të kursit më të lartë të denarit në krahasim me dollarin në periudhën e 14 ditëve të kaluara.



Lajmet e funditTë rëndomta