ENJT05232013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Biznes Biznes Edhe "The New York Times" shkruan për tetovarin që u shpall kuzhinier më i mirë në botë-VIDEO

Edhe "The New York Times" shkruan për tetovarin që u shpall kuzhinier më i mirë në botë-VIDEO

Në revistën e saj të së dielës,gazeta "The New York Times" i ka dedikuar disa faqe kuzhinierit më të mirë në botë me prejardhje shqiptare, Rene Rexhepit, në një shkrim i cili titullohej "Rene Rexhepi - Princi i Danimarkës".

Midis të tjerash në shkrim përmendet fakti që Rene ka prejardhje shqiptare nga Tetova, si dhe jepen dy receta nga libri i tij i gatimit. Me që ra fjala, për të gjithë të interesuarit, Rene Rexhepi ka hedhur në treg librin "Noma:Time and Place in Nordic Cuisine", megjithëse po arritët dot t’i gatuani recetat e tij...na bëni telefon t'ju vijmë tek shtëpia hahahaha. 33 vjeçari Rexhepi është mjeshtër në profesionin e tij dhe për të dytin vit rresht është vlerësuar si kuzhinieri më i mirë në botë dhe "The New York Times" jo vetëm që ka shkruar disa herë për të, por dhe e ftoi në Nju Jork për një seminar gatimi me disa prej kuzhinierëve më të mirë në Amerikë dhe botë.

Përndryshe restorani “Noma” në Danimarkë u zgjodh në prill të këtij viti sërish restorani më i mirë në botë. Vlerësimin pronarit shqiptar të tij, Rene Rexhepi, ia dha sërish revista britanike Restaurant, që shpallë 50 më të mirët e botës.

“Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe krye-kuzhineri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine.

“Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restorani i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë.

Babai i Rexhepit është shqiptar nga Tetova e Maqedonisë, kurse nëna e tij është daneze. Në këtë prezantim për TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restoranin në Kopenhagen.

Vitin e kaluar pas morri për herë të parë cmimin nje portal danez pat shkruar: Për ta kuptuar mjeshtërinë e tij, sugjerohet që kohës që ka kaluar si shegert i kuzhinierëve të famshëm t’i shtohet edhe koha e fëmijërisë, të cilën pjesërisht e kishte kaluar në fshat.

“Babai im është shqiptar i Maqedonisë. Dhe thuajse gjysmën e vitit e kemi kaluar në Maqedoni, që është vend shumë rural, shumë i egër. Kur kërkoja tamël, gjyshja ime shkonte dhe e mjelte lopën… dilnim për të mbledhur ushqim për të ngrënë. Asnjëhere nuk pinim koka-kola. Ne pinim një pije të ëmbël nga petalet e trëndafilave dhe të tjera të ngjashme,” thotë shefi i restorantit “Noma”, Rene Rexhepi.

Në një prezantim për TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restoranin në Kopenhagen.

Burimi: The New York Times




Lajmet e funditTë rëndomta