MER06192013

Perditesimi i fundit03:30:13 MD

Back Biznes Biznes Investime qindramilionëshe për maqedonasit, shqiptarët me gishta në gojë!

Investime qindramilionëshe për maqedonasit, shqiptarët me gishta në gojë!

Në komunën e Aerodromit  fillon ndërtimi i pallateve shumëkatëshe dhe qendrës tregtare të "Xhevahir hollding", investim në vlerë prej 100 milionë eurosh. Do të ndërtohet kompleks banimi prej katër ndërtesave me 42 kate në të cilin do të jetojnë 5.000 njerëz dhe objekt i cili do të paraqesë qendër afariste dhe tregtare.

Po ashtu një investim gjerman me vlerë prej 35 milionë eurove nisi edhe në  Kavadar. Do të ndërtohet fabrikë për prodhimin e instalimeve kabllovike të dedikuara për industrinë automobilistike. Sipas planit afarist, Drekslmajer do të investojë mbi 17 milionë euro dhe do të punësojë rreth 4.000 qytetarë gjatë pesë viteve të para. Partneri i tyre lokal nga Maqedonia do të investojë në ndërtim të një fabrike me rreth 52.000 metra katrorë, shkruan gazeta Lajm.

Nga këto investime kapitale shqiptarët nuk kanë asnjë përfitim, pasi ndërtesat 42 katëshe ndërtohen në një lagje të pastër maqedonase, ndërsa fabrika, në një qytet ku nuk jeton asnjë shqiptar. Shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë larg investimeve, por edhe investitorët mbahen larg rajoneve shqiptare.  

Ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se qeveria e VMRO-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski kanë bërë një ç’rrënjëzim ekonomik të rajoneve shqiptare.

Nasir Selimi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore thotë rajonet shqiptare janë të margjinalizuara në këtë sferë dhe investimet kanë prapavijë politike. “Për sa i përket  investimeve në rajonet shqiptare fatkeqësisht ato nuk mirëpriten nga ana e  qeverisë. Dikush do të thotë se investimet nuk kanë nacionalitet, por ato kanë prapavijë nacionale, pasi investuesit shqiptar duhet të japin ryshfete për të investuar. Shqiptarët janë të margjinalizuar në këtë sferë, prej tyre kërkohen ryshfete të majme. Faj ka edhe partneri shqiptar që është në Maqedoni dhe nuk mundëson që të investohet në rajonet e banuara me shqiptarë”, thotë Selimi. Ai sqaron se prej investimeve në ndërtimtari nuk mund të pritet ndonjë zhvillim i madh ekonomik, pasi ai është një  investim që i sjell të ardhura vetëm pronarit, investuesit. “Investime të preferuara për zhvillimin ekonomik janë investimet kapitale, si investimet në infrastrukturë, investime në zhvillimin e transportit, rrugëve, investimi në arsim, pra një investim që është si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit, që nuk do të thotë se nuk janë të mirëseardhura, por janë  investime që nuk hapin perspektiva të reja për zhvillimin e Maqedonisë.”, thotë ai.  

Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini thotë se Qeveria e Nikolla Gruevskit nuk investon në rajonet shqiptare, edhe pse I shfrytëzon në maksimum paratë që I sjellin mërgimtarët shqiptarë. “Qeveria aktuale  e Gruevskit ushtron një ççrrënjizëm ekonomik, jo vetëm në këta shembuj që jemi  dëshmitarë, por edhe në plot shembuj të tjerë.  Qeveria nuk investon në rajonet  e shqiptarëve, edhe pse i shfrytëzon  mjetet e tyre,  sidomos të mërgimtarëve “, thotë ai. Sipas Hajredinit, Qeveria, zakonisht paraqitet me premtime të mëdha para zgjedhjeve, pasi, siç thotë ai gjashtë vjet s’ka asnjë investim të huaj. “Aspak nuk më habit qëndrimi i Qeverisë së Nikolla Gruevskit në trajtimin e shqiptarëve në lëmin e ekonomisë dhe shpërndarjen e buxhetit. Bëhet një ndarje e madhe, një hendek i madh mes biznesit shqiptar dhe maqedonas i cili favorizohet direkt,  ndërkohë që biznesi shqiptar diskriminohet”, thotë Hajredini, duke shtuar se në rajonet ku jetojnë shqiptarët që nga Struga në Kumanovë nuk ka asnjë investim dhe as që parashihet në planet afatgjata dhe afatmesme.

/Lajm/



Lajmet e funditTë rëndomta