PRE05242013

Perditesimi i fundit03:55:45 MD

Back Biznes Biznes Mbi 40 mijë kompani pushojnë aktivitetin

Mbi 40 mijë kompani pushojnë aktivitetin

Mbi 40 mijë llogari bankare të kompanive janë bllokuar dhjetorin e vitit të kaluar. Të dhënat alarmante janë publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë, e cila tashmë ka informuar edhe për llogaritë e bllokuara bankare që nga marsi i 2012-ës.

Megjithëse po rritet numri i kompanive që shuajnë aktivitetet bankare, të dhënat tregojnë se po rritet edhe numri i firmave të reja të regjistruara në Regjistrin qendror. Derisa në mënyrë masive bllokohen llogaritë e kompanive, sipërmarrësit ankohen për goditjet e rënda nga kriza ekonomike, kryesisht, si pasojë e ndodhive në eurozonë, në mënyrë paralele rritet numri i firmave të reja. Numrat e Regjistrit qendror tregojnë se në fund të muajit dhjetor, gjithsej janë regjistruar 103.849 subjekte juridike të reja, ndërsa në fund të dhjetorit të vitit 2011, ka patur 75.118 kompani aktive të reja. Ajo do të thotë se në vitin krizës, gjegjësisht në 2012, kur kishte borxhe nga ana e Qeverisë ndaj biznesit, me çka u keqësua problemi vetëm se ekzistues me jolikuiditetin, u paraqitën thuajse 40 mijë kompani më shumë se në vitin 2011. Megjithatë, njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se sipërmarrësit që po bllokojnë llogaritë bankare, hapin kompani të reja me emra të ndryshëm nga ato që kanë shuar aktivitetin.

“Të dhënat e Bankës Popullore dhe ato të Regjistrit qendror tregojnë se kur nuk mund të operojnë me kompanitë, të cilave u janë bllokuar llogaritë, sipërmarrësit hapin kompani të reja, me çka problemi nuk është i zgjidhur, por në të kundërtën - komplikohet”, thonë ekspertët, të cilët alarmojnë për rritjen e këtij trendi, siç e quajnë ata, paradoksal. 

Me publikimin e veçuar të të dhënave për llogaritë e bllokuara të subjekteve juridike dhe fizike, BPRM tashmë ka filluar të paraqesë edhe të dhënat për deponuesit e bllokuar. Nëse subjektet juridike - deponues janë numri real i kompanive të bllokuara (që mund të kenë më shumë llogari njëkohësisht), sipas të dhënave të fundit të BPRM-së, në dhjetor të vitit 2012 në mënyrë kulminante janë të bllokuara 39.933 deponues. Ajo është thuajse 40 për qind e numrit të kompanive të regjistruara në fund të vitit 2012, ose 55 për qind e numrit të kompanive të regjistruara në fund të vitit 2011 nëse e marrim atë numër si më real. “Kompanitë në Maqedoni çdo ditë e më shumë po fundosen në problemet e brendshme kreditore dhe ai problem po bëhet kronik, dhe kështu koha e shërimit është më e gjatë. Ajo që është më e rëndësishme që ky problem të fillojë të zgjidhet, është disiplina. Të vendosurit e disiplinës së tillë duhet të jetë e mbështetur nga të gjitha institucionet, siç është BPRM, bankat, gjykatat, përmbaruesit etj. Por, para se të vendoset disiplina e tillë, do të duhet të zgjidhen problemet e vjetra, sepse nuk mund të vendoset disiplinë në kushte të borxhit të madh të brendshëm, i cili çdo muaj e më shumë, çdo vit e më shumë vetëm rritet”, thonë në Odën Ekonomike Veriperëndimore.

Një problem kronik për kompanitë

“Kompanitë në Maqedoni çdo ditë e më shumë po fundosen në problemet e brendshme kreditore dhe ai problem po bëhet kronik, dhe kështu koha e shërimit është më e gjatë. Ajo që është më e rëndësishme që ky problem të fillojë të zgjidhet, është disiplina. Të vendosurit e disiplinës së tillë duhet të jetë e mbështetur nga të gjitha institucionet, siç është BPRM, bankat, gjykatat, përmbaruesit etj. Por, para se të vendoset disiplina e tillë, do të duhet të zgjidhen problemet e vjetra, sepse nuk mund të vendoset disiplinë në kushte të borxhit të madh të brendshëm, i cili çdo muaj e më shumë, çdo vit e më shumë vetëm rritet”, thonë në Odën Ekonomike Veriperëndimore.




Lajmet e funditTë rëndomta