SHT05252013

Perditesimi i fundit03:23:04 PD

Back Biznes Biznes OEMVP promovoi aktivitetet në Tetovë

OEMVP promovoi aktivitetet në Tetovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri - Perëndimore (OEMVP) në Tetovë mbajti takimin prezantues me bizneset e Pollogut në kuadër të projektit Java e Karvanit të OEMVP.

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni.

Drejtori i ri i OEMVP, Fatmir Bytyqi informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejmë të kësaj ode.

"OEMVP në vitin 2011 ka arritur të realizojë disa projekte konkrete për përfaqësimin dhe promovimin e bizneseve, përfshirë projektin Biznesi pa kufij, takimet me afaristët, manifestimi sipërmarrës i viti dhe projektet tjera", theksoi Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.

"Ne në mënyrë intensive do të ndjekim praktikat që do të ofrojmë bizneset tona në tregjet globale", theksoi Fatmir Bytyqi.

OEMVP thekson se me punën e deritanishme ka arritur që deri tani për një periudhë dymujore të bëjë 50 anëtarë të rij, por do të vazhdojë edhe trendi i zgjerimit dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj. Deri tani OEMVP numëron 405 anëtarë, ku dominojnë bizneset nga Tetova me 165 biznese, Shkupi me 135 biznese, Kumanova me 15 biznese, Gostivari me 41 biznese dhe qytetet tjera.

Drejtori ekzekutiv i kësaj ode informoi se bizneset mund të kenë përfitimet nga anëtarësimi, në fushën e informimit, këshillimit dhe lobimit.

Në kuadër të këtij takimi u prezantua edhe projekti i USAID për promovimin e investimeve dhe mbështetjen e eksportit, kryesisht për pjesën e rajonit të Pollogut. (INA)




Lajmet e funditTë rëndomta