MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Biznes Biznes Zona e Tetovës, norvegjezët më të pranueshëm

Zona e Tetovës, norvegjezët më të pranueshëm

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ka informuar sot se deri në orën 12 të ditës në zyrën e drejtorisë së zonave të lira ekonomike është dorëzuar një ofertë për të menaxhuar me zonën e lirë ekonomike në Tetovë edhe atë nga kompania Normak Investment Group (NIG) pas të cilës është një konzorcium i përbërë gjithsej nga 5 kompani gjigante Norvegjeze tre prej të cilëve janë private dhe dy kompani shtetërore. 

 

“Nga informatat paraprake që kemi nga evoluimi i ofertës mund të konstatojmë se oferta është valide dhe është në përputhshmëri me dokumentacionin për tenderim dhe ligjin për koncesione dhe partneritet publiko privat. 

Me këtë rast më lejoni t’ju informoj se duke pasur parasysh ligjin për parandalim të korrupsionit komisioni duhet në mënyrë zyrtare të kërkoj mendim nga komisioni shtetëror për Antikorupsion me qëllim që edhe të formalizohet vendimi duke pasur parasysh që javën e kaluar është sjellë vendimi për shpalljen e zgjedhjeve lokale. 

Për mua si ministër i ekonomisëështë shumë e rëndësishme se më në fund është duke u rrumbullakësuar dhe përfunduar një proces i gjatë, një proces i përcjellë me shumë probleme dhe kritika nga oponentët, mirëpo edhe një proces i cili është përcjellë me shumë punë me shumë aktivitete nga më shumë institucione dhe rezultati përfundimtar është se ne sot kemi një ofertë valide dhe një ofertë që është në përputhshmëri me dokumentacionin për tenderim dhe ligjin për koncesione dhe partneritet publiko privat”, tha ministri Saraçini. 

Sipas tij, bëhet fjalë për një konzorcium i cili ka një eksperiencë të madhe në menaxhimin me zonat e lira ekonomike dhe pas vete ka dhe 100 projekte të realizuara në këtë lëmi dhe kjo më në fund do të thotë që në mënyrë direkte do të zhvillohet edhe ekonomia lokale mirëpo edhe rajoni i Pollogut duke hyrë investime të reja në këtë rajon, të ketë hyrje të kapitalit të ri, hyrje të teknologjive të reja dhe në fund ajo që është më me rëndësi të ketë hapje të reja të vendeve të punës.

 “Kjo edhe njëherë tregon përkushtueshmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në sferën e thithjes së investimeve të huaja. Ajo që mbetet në vazhdim është që të bëhet edhe evaluimi i planit të biznesit i cili duhet të përfundojë deri në fund të ditës mirëpo injëjti do të elaborohet edhe nga ana e investitorit apo koncesionerit shumë shpejtë apo në ditët në vazhdim”, tha Saraçini. /zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta