Kuliq, siç është paralajmëruar do t'i prezantojë ekspertët e Maqedonisë, pjesë të ekipit ndërkombëtar 15-anëtarësh, i cili ka për detyrë përsëri të hetojë se si është rrezuar Kingeri V-200.
Për hapjen e hetimit, sipas Kuliqit kishte dy shkaqe. E para është caktuar sipas legjislativës, e cila lejon, konform federatës ndërkombëtare për aviacion civil, që pala e interesuar të mundet të mbledhë dëshmi të reja dhe nëse ato janë cilësore që të hapet hetim i ri.
Shkaku tjetër për hapje të sërishme të hetimit janë numri i madh i spekulimeve edhe nga opinioni maqedonas edhe nga ai boshnjak për rrëzimin e aeroplanit presidencial. (INA)


