MER05222013

Perditesimi i fundit10:39:28 PD

Back Lajme Gostivar Dëshmi të reja për vrasjen e Boris Trajkovskit

Dëshmi të reja për vrasjen e Boris Trajkovskit

  • PDF

Kryehetuesi për hetimin e hapur sërish për fatkeqësinë e aeroplanit në të cilin humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, Omer Kuliq sot do të komunikojë informacione për vijimin e hetimit të hapur sërish.

Kuliq, siç është paralajmëruar do t'i prezantojë ekspertët e Maqedonisë, pjesë të ekipit ndërkombëtar 15-anëtarësh, i cili ka për detyrë përsëri të hetojë se si është rrezuar Kingeri V-200.

Për hapjen e hetimit, sipas Kuliqit kishte dy shkaqe. E para është caktuar sipas legjislativës, e cila lejon, konform federatës ndërkombëtare për aviacion civil, që pala e interesuar të mundet të mbledhë dëshmi të reja dhe nëse ato janë cilësore që të hapet hetim i ri.

Shkaku tjetër për hapje të sërishme të hetimit janë numri i madh i spekulimeve edhe nga opinioni maqedonas edhe nga ai boshnjak për rrëzimin e aeroplanit presidencial. (INA)




Lajmet e funditTë rëndomta