SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Gostivar Gostivar, asnjë diskotekë e licencuar !

Gostivar, asnjë diskotekë e licencuar !

  • PDF

Evidencat e drejtorisë së Inspektoratit të Tregut në Gostivar, tregojnë se asnjë diskotekë që funksion në Gostivar, nuk posedon licencë për punë. Pasqyrë identike paraqitet edhe tek kabaretë dhe baret e ndryshme të natës. Diskoteka e vetme e licencuar ka qenë “Eldorado”, e cila tashmë disa vite nuk ushtron veprimtarin e vete.

Kabaretë dhe baret e natës, edhe pse të palicencuara janë të regjistruara në Inspektoratin e Tregut, nga ku ndërmarrin aktivitete për zbatimin e ligjit sa i përket veprimtarisë së tyre, me theks të veçantë orarit të tyre të punës.

Ndarja e kompetencave në më tepër institucione, që determinojnë funksionimin e këtyre kategorive të hotelerisë, ka ndikuar në krijimin e një vakëfi institucional. Sipas ligji në fuqi për veprimtari hoteliere, organet komunale janë ato që përcaktojnë çmimet e licencave. Licencat jep nga dikasteret ministrore ndërsa zbatimi i ligjit në terren bëhet nga Inspektorati i Tregut dhe organet e rendit. Mjetet e grumbulluara nga shpërndarja e licencave, gjysma parashihet të derdhet në buxhetin komunal kurse pjesa tjetër shkon në llogari të qeverisë. Përgjegjësi i drejtorisë së Inspektoratit të Tregut në Gostivar, Zhivko Maksimovski pohon që tashmë ka kërkesa nga pronarët e kabareve dhe bareve të natës për marrjen e licencave, dhe se vijon procedura e aplikimit.

“Kabaretë kryesisht veprojnë në territorin e Komunës së Vrapçishtit. Posedojmë informata se disa nga pronarët e objekteve të tilla kanë aplikuar në komunë për akreditim të licencimit. Komuna pranon kërkesat, dhe më pas të njëjtat i drejton në Ministrinë e Ekonomisë. Kur jemi tek kabaretë dhe baret e natës, kohëve të fundit merrem me zbatimin e orarit të tyre të punës. Sidomos gjatë verës vërehet një tendencë e shtimit të orarit gjatë orëve të natës. Diskotekat gjatë stinës së verës nuk punojnë, pasi në këtë periudhë të vitit në shprehje vijnë kafenetë e ndryshme që posedojnë hapësira të hapura në natyrë”, thotë Maksimovski. Vitin e kaluar, me aprovimin e këshilltarëve komunal, u definua rritja e vlerës për licencimin e kryerjes së veprimtarive hoteliere në territorin e komunës së Gostivarit, së pagesës për licenca në disa kategori hoteliere. Me këto ndryshime të ligjit për veprimtari hoteliere, kanë përfituar pronaret e bareve të natës, kurse rritje të vlerës ka në marrjen e licencave për diskoteka. Kufiri i marrjes së licencave për kabare mbetet i njëjtë, prej 2.500 deri 5.000 euro. Licenca vjetore për baret e natës, prej 8 mijë euro është reduktuar në 6 mijë, kurse për diskotekat vlera e licencës vjetore është rritur për 1 mijë euro. Deri tash pronarët e diskotekave kanë paguar 7.500 euro, kurse me ndryshimet e fundit do të duhet të paguajnë 8.500 euro. Sipas rregullores së re, pas orës një të pas mesnatës, mund të punojnë vetëm kabaretë, lokalet e natës dhe diskotekat e licencuara. Dënimet për mosrespektim të rregullave, rrotullohen deri në 150 mijë denarë, por mund të pason edhe ndalesa për punë të mëtejme. Propozimi për ndryshim në këtë drejti, erdhi për shkak të përshtatjes së çmimeve bazuar në limitet e reja të përcaktuara me ligjin për veprimtari hoteliere. Në Gostivar, vlera për kategoritë e lartpërmendura të licencimeve ka qenë e vërtetuar nga ana e garniturës së kaluar të Këshillit Komunal në vitin 2006, ndërkohë që përbërja aktuale, me qëllim të ndryshimit të çmimeve, në seancën e fundit për vitin 2009, në rend dite kishte edhe propozimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për marrjen e licencës për kryerjen e veprimtarisë hoteliere, por me propozim të këshilltarëve, kjo pikë e rendit të ditës u shty për tu aprovuar një vit më vonë.

Jeta e natës, institucionet në terren !

Ditët e para të pushimit veror për nxënësit dhe studentët, por edhe fillimi i ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, ka ndikuar dukshëm në gjallërinë e jetës së natës në Gostivar dhe rrethinë. Në rrethana të tilla objektet hoteliere, në rend të parë baret e natës dhe kafenetë kanë zgjatur orarin e punës, duke vazhduar edhe pas orës 23 më zë të lartë të muzikës. Paralajmërimet e organeve të rendit për gjoba të drejtuesve të objekteve hoteliere që nuk do tu binden urdhrave për respektim të rregullave që dalin nga ligji për rendin dhe qetësinë publike, janë bërë realitet. Policia e Gostivarit ka shqiptuar gjobat e para për drejtuesit e lokaleve që kanë lëshuar volumin e muzikës jashtë parametrave të lejuara ligjore. Gjatë aksion të fundit të Policisë, në dy kafene është konstatuar se volumi i muzikës ka qenë 75 respektivisht 76 decibela. Për drejtuesit e lokaleve me emrin e njëjtë “Hard Rok”, do të pasojnë gjoba të parapara konformë ligjit për rendin dhe qetësinë publike. Ndryshe, gjobat për personat juridik rrotullohen nga 500 deri 1 mijë euro, kësaj shume i shtohet edhe gjoba tjetër prej 200 deri 500 euro për personin përgjegjës të subjektit juridik. Derisa dikush me zë të tepërt të muzikës apo në forma të tjera do të shqetësojë fqinjët për rreth, sipas ligjit, do të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri 400 euro.

Gjatë periudhës kohore të ditës, nga ora 15 deri 18 si dhe nga ora 23 deri në ora 6 të mëngjesit, drejtuesit e objekteve hoteliere duhet tu përmbahen rregullave ligjore përzë me parametra të lejuara në ambientet e tyre. Duhet theksuar se diskotekat që funksionojnë në qytetin e Gostivarit, viteve të fundit kanë qenë në shënjestër të inspektoratit të tregut, por edhe për skaj kësaj, pronarët e diskotekave i janë shmangur nxjerrjes së licencave të punës. Licencat më të shtrenjta, nënkuptojnë orar më të stërzgjatur të punës. Klubet e natës, diskotekat dhe kabaretë, ligjërisht kanë mundësi të punojnë deri në orët e hershme të mëngjesit. Kafenetë gjatë ditëve të punës kanë mundësi të punojnë deri në mesnatë, ndërkaq gjatë ditëve të vikendit deri në ora një të mëngjesit. Ndërkohë kanë vijuar aksionet e organeve të rendit nëpër objektet hoteliere në Gostivar dhe rrethinë. Aksione të kësaj natyre, Policia e Gostivarit ndërmerr në vazhdimësi, kurse ato si zakonisht intensifikohen në periudhat e vitit para se në vendlindje të vijnë mërgimtarët. Në aksionin e fundit, policia në një bastisje të zbatuar në një lokal nate në rrethinën e Gostivarit, kishte hasur duke punuar ilegalisht si kameriere apo valltare dhjetë femra, tre nga ato nga Republika e Shqipërisë dhe të tjerat nga Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova dhe Velesi.




Lajmet e funditTë rëndomta