“Gjatë privimit të personave me inicialet S.S (25), Z.I (17) dhe S.M (33), tek ato janë gjetur pajisje të ndryshme që i kanë përdorur për të kryer vjedhjet. Ato dyshohen për dhjetëra raste të vjedhjeve. Të dyshuarit më shpesh kanë hyrë për të grabitur në shtëpitë e shtetasve që ndodhen me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit. Duke përdorur forcë, ato kanë hapur dyert hyrëse të shtëpive apo dritaret e katit përdhes. Pasi kanë depërtuar brenda shtëpive, ato kryesisht kanë marr televizorë dhe pajisje të tjera, dhe më pas të pavërejtur nga askush kanë lëshuar objektet. Një pjesë e pajisjeve të vjedhura janë gjetur dhe ato do tu kthehen pronarëve”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.
Pas zbardhjet së plotë të dhjetëra rasteve të vjedhjeve, policia do të inicion procedurën gjyqësore për ndjekje penale të personave të dyshuar. /tv2-tetova1/


