MER06192013

Perditesimi i fundit10:18:11 MD

Back Lajme Gostivar Komuna e Gostivarit bashkëpunim me Federatën e fermerëve‏

Komuna e Gostivarit bashkëpunim me Federatën e fermerëve‏

  • PDF

Kryetari i komunës së Gostivarit – Rufi Osmani dhe kryetari i Federatës së Fermerëve të Republikës së Maqedonisë – Andrija Sekullovski, nënshkruan sot Memorandumin për bashkëpunim në sferën e zhvillimit rural.

 

 “Është suksesi i radhës i Komunës së Gostivarit në kuptim të një projekti që financohet nga IPA komponenti 2. Mjetet financiare do të realizohen nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Zyrën për zhvillim ekonomik lokal, ose më saktë për zhvillim rural. Ne qëndrojmë në dispozicion që Federatës së fermerëve të Maqedonisë tua ofrojmë objektin e ish komunës së Vërtokut që të ndërtojnë një administratë të mirëfilltë e cila do të bëjë përgatitjen e fermerëve në kuptim të përpilimit të projekteve dhe aplikimit në IPARD Programin’”, nënvizoi mes tjerash kryetari Osmani pas nënshkrimit të memorandumit.

 “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se vetë nuk mundemi asgjë, ndërsa së bashku mundemi shumë më shumë. Ajo që më së shumti më intereson është që ne të punojmë në drejtim të bujqve në përgjithësi, ndërsa në rastin konkret të ndihmojmë bujqit nga Gostivari por edhe rajoni më i gjerë”, theksoi Sekullovski.

 Bashkëpunimi parasheh identifikimin e përbashkët të nevojave për aktivitete në sektorin bujqësor dhe zbatimin e tyre, edukim dhe përkrahje të bujqve gjatë shfrytëzimit të IPARD

Fondeve, gjetjen e resurseve të nevojshme teknike dhe financiare për përmirësimin e sektorit bujqësor në përgjithësi dhe të ngjashme.



Lajmet e funditTë rëndomta