MAR05212013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Lajme Gostivar Komuna e Gostivarit ndan ndihma për skamnorët

Komuna e Gostivarit ndan ndihma për skamnorët

  • PDF

Ashtu si dhe viteve të kaluara, edhe sivjet kryetari I komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, në prag të festës së madhe të Ramazan Bajramit, siguroi pako me artikuj ushqimorë për 200 familje me status të rrezikuar social.

Pakot me artikuj ushqimorë i distribuuan vullnetarë nga të gjitha vendbanimet e komunës së Gostivarit,

të cilët paraprakisht edhe identifkuan rastet sociale në rrethinën e vet.

Pakot me produkte ushqimore, ndahen me qëllim që familjet me status të rrezikuar social gjatë kësaj feste të madhe islame, më lehtë të përballojnë harxhimet dhe në familjet e tyre të ndjehen gëzimi i kësaj feste.

“Qëllimi i këtij aksioni është që  t’u dilet në ndihmë familjeve me status të rrezikuar social gjatë kësaj feste të madhe islame që edhe ata të mund ta festojnë pak më të lumtur Bajramin”, thekson Mazllam Saliji, koordinator për distribuimin e ndihmave.

/tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta