SHT05182013

Perditesimi i fundit06:00:02 MD

Back Lajme Gostivar Më pak votues në tre komunat e Gostivarit

Më pak votues në tre komunat e Gostivarit

  • PDF

Ulet numri i trupit votues në Komunën e Gostivarit. Për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2011 kur trupi votues përbëhej prej 76.566 qytetarëve me të drejtë vote, në zgjedhjet e marsit do të ketë 1.422 votues më pak.

Me pastrimin e listave nga qytetarët që nuk posedojnë letërnjoftim apo pasaportë biometrike, trupi votues është reduktuar në 75.144 qytetarë. Zvogëlimit të trupit votues vërehet edhe në komunat rurale, Vrapçisht dhe Rostushë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011, numri i trupit votues në Komunën e Vrapçishtit ishte 23.832, kruse tani numëron 23.432 votues, ose 400 më pak, shkruan gazeta KOHA.

Në  Komunën e Rostushë-Mavrovës vërehet një rënie më e ulët ose për 92 votues më pak. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ka pasur 9.509 votues, ndësa tani është ulur në 9.417.  Pikërisht pastrimi i listës zgjedhore, nga njësia rajonale e Komisionit Shtetëror Zgjedhur në Gostivar, përmendet si arsyeja kryesore e reduktimit të trupit votues. Kështu, në territorin e vjetër të komunës së Gostivarit, vërehet ulje prej 1914 votuesve. Në prag të zgjedhjeve lokale të 24 marsit, Komisionin Shtetëror Zgjedhur, prej ditësh ka hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë të verifikojnë emrin e tyre në listat zgjedhore. Edhe në njësinë rajonale të Komisionin Shtetëror Zgjedhur në Gostivar, vijon procesi i shqyrtimit të listave zgjedhore. Veçori për këtë radhë, është interesimi tejet i vogël i qytetarëve për të verifikuar emrat e tyre në listat zgjedhore. Tre ditës pas fillimit të afatit për shqyrtim të listave zgjedhore, qytetarët që kanë verifikuar emrat e tyre mund të numërohen në gishta. 

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhur njësia në Gostivar, thonë se mungesa e interesimit të qytetarëve arsyetohet edhe me metodat e reja të aplikuara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhur nëpërmjet faqes elektronike. Veçse objekteve të njësisë rajonale të Komisionin Shtetëror Zgjedhur në Gostivar, qytetarët kanë mundësi që verifikimin ta bëjnë edhe nëpër 11 zyrat e vendit gjithandej vendbanimeve rurale. Me anë të një dokumenti të vlefshëm personal, qytetarët mund të bëjnë regjistrimin, plotësimin, ndryshimin dhe fshirjen eventuale nga listat votuese. Verifikimi i emrave në listat zgjedhore ka filluar nga 26 janari, kurse do të zgjas deri më 9 shkurt.  /KOHA/




Lajmet e funditTë rëndomta