MAR05212013

Perditesimi i fundit11:14:40 MD

Back Lajme Gostivar Në Debresh të Gostivarit hapet varri 200 vjeçar (VIDEO&FOTO)

Në Debresh të Gostivarit hapet varri 200 vjeçar (VIDEO&FOTO)

  • PDF

Një dukuri e pazakontë është shfaqur në varrezat myslimane të fshatit Debresh. Banorët e këtij lokaliteti kanë njoftuar organet e rendit se në afërsi të një varri rreth dy shekuj i vjetër është parë e hapur një vrimë e madhe.

 

Pas paraqitjes në polici, një ekip i vështrimit ka dal në vendngjarje nga ku dhe është verifikuar rasti. Aty janë gjetur mjetet me të cilat është hapur vrima, por ende nuk dihet arsyeja e një veprimi të tillë. Vrima e thellë disa metra, fundin e ka pasur nën varrin e apostrofuar. Personat e panjohur, për t’i ikur vëmendjes së njerëzve vrimën e kishin mbuluar me mjete rrethanore.

“Është konstatuar që në afërsi të varrit të personit të ndjerë M.SH, i cili sipas dëshmisë së banorëve daton që para 200 vjetësh, është hapur vrimë e cila fundin e ka pasur nën varr. Vrima ishte mbuluar më pas. Në vrimë janë gjetur edhe një lopatë dhe një copë leckë, të cilat janë marrë dhe do të çohen në ekspertizë. Punohet nëse është marrë diçka nga varri, konkretisht përse ishte hapur vrima nga personat ende të paidentifikuar”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. Hapja e varreve, është bërë një dukuri e shpeshtë në regjionin e Gostivarit. Në të shumtën e rasteve, varrezat hapen me supozimin se ndoshta mund të gjendet argjend nga periudhat e kaluara.




Lajmet e funditTë rëndomta