DIE05192013

Perditesimi i fundit10:13:08 MD

Back Lajme Gostivar Në Gostivar dy të rinjë shqiptar vriten nga polici (VIDEO)

Në Gostivar dy të rinjë shqiptar vriten nga polici (VIDEO)

  • PDF

Për shkak të një zënke banale, sot rreth orës 13.00 polici Jakim Trifunovski (39) ka shtyrë me armë zjarri duke lënë të vdekur Besnik Shehapin (1986) dhe Imran Memeti (1982) që të dy banorë të lagjes “Lajthia” të qytetit të Gostivarit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sallonit për mobilje ‘Montenegro’.

“Arsyeja e incidentit respektivisht vrasjes së dyfishtë është zënka verbale  për një çështje banale, respektivisht për parkingun afër ndërtesës ku ka jetuar i dyshuari, ndërsa sipas informatave që kam tani, në afërsi kanë jetuar edhe katër persona që kanë marrë pjesë në zënkën verbale. Zënka verbale shumë shpejt është shndërruar në zënke fizike. Dhe sipas të thënave të të dyshuarit, ai me qëllim të mbrojtjes ka shtënë dy plumba në ajër, ndërsa pastaj ka shtënë në drejtim të dy personave të cilët janë plagosur dhe fatkeqësisht më pas iu nënshtruan plagëve. Zyrtari policisë Jakim Trifunovski është 39 vjeç, i lindur në Gostivar, është i punësuar në vitit 2002 në Ministrinë e Brendshme, ”, deklaroi  Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Jakim Trifunovski është punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.

Dëshmitarët okularë rrëfejnë se kishin dëgjuar më tepër se pesë plumba të shkrepura në vendin e ngjarjes. Njëri nga ato, duke rrëfyer rastin dëshmon se: “vrasësi kishte nisur makinën dhe me gjakftohtësi kishte lëshuar vendin e ngjarjes, duke ngarë makinën në drejtim të gjykatës themelore. Dëshmitari i cili kishte qenë në lëvizje me automjetin e tij, kishte parë se njëri nga viktimat kishte qenë i përmbysur në tokë. Ishte afruar aty me mendimin se ishe aksidentuar pa dashje nga drejtuesi i automjetit.

Banorët e Gostivarit, ndonëse nuk janë prononcuar publikisht, por janë shprehur se polici më herët ka qenë pjesëtarë i njësive speciale, ndërsa një herë është suspenduar nga puna, kurse më pas është kthyer në stacionin policor në Mazdraçë. Banorët e kësaj lagjeje, të tubuar afër vendit të ngjarjes janë indinjuar thellë për këtë vrasje të dyfishtë.

Edhe pse banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit kishin shpejtuar për të hospitalizuar të plagosurit në Spitalin e Gostivarit, viktimat në njësinë e urgjencës janë pranuar pa shenja jete. Nga Policia kanë mundur të konfirmojnë se tashmë vrasësi i dyfishtë, zyrtari i policisë kufitare tashmë është prangosur dhe ndodhet në duart e policisë.

.............................

Pas vrasjes së dy të rinjve në Gostivar ka reaguar edhe kreu i komunës, Rufi Osmani. "Me shqetësim,indinjatë dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për vrasjen kriminale të dy të rinjëve shqiptarë nga Gostivari Besnik Shehapit dhe Imran Mehmeti nga dora kriminale e policit JT .

Në këto momente të dhëmbjes së madhe Rilindja Demokratike Kombëtare familjarëve të viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e jetes se Besnikut dhe Imranit është humbje e madhe për të gjithë popullin dhe rininë shqiptare", thuhet në reagimin e kryetarit të Gostivarit Rufi Osmani.

..........................................

Stafi i Portalit tetova1.com shpreh ngushllime deri tek familja Shehapi dhe Memeti.

All-llahi i Madhërishëm i shpërbleft me Xhennet, Besnikun dhe Imranin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes mundet të shikoni duke klikuar KËTU.

(tetova1.com)

Në vazhdim ndiqni xhirimin e realizuar nga TV ALSAT




Lajmet e funditTë rëndomta