ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Lajme Gostivar Osmani promovomon investimet në Gostivarë dhe rrethinë

Osmani promovomon investimet në Gostivarë dhe rrethinë

  • PDF

Kryetari i komunës së Gostivarit – Rufi Osmani ma bashkëpunëtorët e tij, vazhdoi turin e promovimeve të realizuara së fundmi në Gostivar dhe rrethinë.

Disa projekte kapitale në qytet dhe në fshatin Banjicë e Poshtme

u promovuan në prani të qindra banorëve lokal. Në qytet u promovua rruga e Dibrës e cila në një segment prej 800 metrash u sanua dhe u riasflatua, si dhe rruga Beliçica ku u shtruan trotuaret me pllaka bekatoni në gjatësi prej 800 metrash, u arnuan gropat goditëse të rrugës dhe u vendos ndriçim publik bashkëkohor.

Në fshatin Banjicë e Epërme ku janë realizuar më shumë projekte, u promovua rregullimi dhe asfaltimi i pjesës qendrore të fshatit, asfaltimi i rrugës së Vërbjanasve, si dhe dy rrugica që u shtruan me pllaka bekatoni.

“Krahas investimeve që promovojmë sot, në fshatin Banjicë e Poshtme porsa të lejojnë kushtet atmosferike, me gjasë në muajin mars, do të vazhdojmë me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit dhe kostoja e investimeve për këtë fazë  do të arrijë shifrën prej 45 deri në 50 mijë euro mjete nga buxheti komunal. Krahas kësaj, në Banjicë të Epërme ndërtuam kanalizimin në vlerë prej 50 mijë euro, si dhe ndërtuam shkollën e re në bashkëpunim me Agjencinë TIKA. Si kryetar komune kam mbajtur llogari që investimet t’i realizojmë në masë të barabartë ku jetojnë shqiptarë, turq dhe të tjerë, ndërsa këto praktika do të na udhëheqin edhe në mandatin që kemi para nesh”, theksoi Osmani.

“Rruga e Dibrës, si një ndër arteriet kryesore të qytetit ishte shumë e dëmtuar dhe një kohë të gjatë aspak nuk ishte investuar. Fillimisht në një gjatësi prej 800 metrash u bë gërvishtja e shtresës së vjetër të asfaltit, u sanuan pjesët e dëmtuara të trotuareve e më pas u shtrua me asfalt shtresa finale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7000 metra katrorë. U vazhdua ndriçimi publik në gjatësi prej 350 metra, ndërsa brenda vitit do të vazhdojë instalimi i kandellabreve deri në kryqëzimin me magjistralen M4”, theksoi Senad Emini – inxhinier mbikëqyrës në përurimin e investimeve në rrugën e “Dibrës”.

Në përurimin e investimeve në rrugën “Beliçica”, kryetari Rufi Osmani shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që në këtë pjesë të qytetit është janë investuar gjatë vitit 2012,  110 mijë euro dukë bërë riparime serioze të kësaj rruge e cila është një ndër rrugët më kryesore të qytetit dhe që lidh qyetit me fshatrat e Malësisë.

“Nga të dyja anët kompletuam trotuaret dhe ajo që ishte një befasi e veçantë për qytetarët, instaluam ndriçim komplet të ri. Investimet në fjalë janë vetëm hyrje në investimet që planifikojmë t’i realizojmë në vitin 2013 dhe 2014. Ideja është që të riasfaltojmë trupin e rrugës prej te rrethrrotullimi deri te ura mbi lumin Vardar, ndërsa në vazhdimi e kësaj rruge deri në dalje të qytetit, të shtrohet asfalt i ri, të ndërtohet kanalizim i ri dhe trotuare, së bashku me ndriçim të ri publik. Duke pasur parasysh fondet e mëdha financiare të siguruara për periudhën e ardhshme katërvjeçare, jam i bindur se investimet ne infrastrukture do të njohin rritje”, nënvizoi kryetari i komunës ë Gostivarit – Rufi Osmani.




Lajmet e funditTë rëndomta