“Ndërtimi i rrugës 101 është një ndër projektet më madhore që ka realizuar Komuna e Gostivarit dhe pikërisht ky projekt është i një rëndësie të veçantë. Përveç asaj që kjo rrugë do të shkarkojë në masë të madhe trafikun në qytet dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të kësaj lagjeje, realizimi i këtij projekti ka rëndësi të veçantë sepse pas shumë përpjekjeve të udhëheqësive paraprake, kjo garniturë qeverisëse lokale, arriti që të zgjidhë kontestet pronësore juridike dhe të bëjë eksproprijimin e tokës”, theksoi Osmani me rastin e përurimit.
Me ndërtimin e rrugës së re të projektuar “101”, kjo pjesë e qytetit, prej një lagjeje thuajse të getoizuar shndërrohet në një lagje elitare. Rruga ka gjatësi prej …m dhe gjerësi …m. trupi i rrugës ka dy shtresa asfalti, kanalizim fekal dhe atmosferik, trotuar nga ana e banuar, ndriçim publik bashkëkohor si dhe lidh unazat kryesore të qytetit. Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Gostivarit ka shpenzuar rreth 500 mijë euro.
Kryetari Osmani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe në prani të banorëve lokalë, me një solemnitet rasti, përuroi edhe terrenin sportiv në fshatin Vërtok. Duke uruar që të rinjtë e fshatit dhe gjeneratat e ardhshme ta gëzojnë këtë fushë sporti, kryetari para banorëve të Vërtokut të pranishëm përmendi edhe projektet e tjera të cilat janë realizuar në këtë anë, si dhe projektet të cilat do të duhet të realizohen në të ardhmen.
Osmani banorëve të Vërtokut u premtoi se në një të ardhme të afërt, do të investohet në rigjallërimin e objektit të ish komunës së Vërtokut, ku do të hapet një Qendër për Zhvillim Rural me 10-15 të punësuar e që do të ndikojë në zhvillimin agrar dhe ekonomik të kësaj ane


