do të mund të shërbehen edhe video incizimet e kamerave të vendosura në objektin afarist përpara së cilit ndodhi krimi.
Aty janë të vendosura tre video kamera dhe kjo do të mund të jetë një punë lehtësuese për gjykatësin hetues, prokurorin dhe ekipin e policisë që merret me rastin, njofton TV2 nga Gostivari
Në ditën ku ndodhi krimi, sipas dëshmitarëve okular, inspektorë të policisë kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë biseduar me punonjësit aty, por nuk dihet nëse janë marrë si material dëshmues incizimet e kamerave të vendosura përpara objektit. Një vjedhje që kishte ndodhur kohë më parë në objektin në fjalë, kishte mundur të zbardhet falë incizimeve mbikëqyrëse nga kamerat e instaluara aty
Pas rastit tragjik që rezultoi me dy viktima, në opinion u ngritën shumë dilema. U tha se vrasësi aktin e kishte bërë në vetëmbrojtje dhe se kishte krisur në ajër si shenjë paralajmërimi, por dëshmitarët e rastit pohuan të kundërtën.
Polici Jakim Trifunovski gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup, pasi që ndaj tij u shqiptua akuza e ngritur për vrasjen e dy të rinjve shqiptar në Gostivar, pas një zënke banale për parkimin e makinave.
Burrimi i lajmit: TV2


