MAR05212013

Perditesimi i fundit08:07:51 MD

Back Komuna

Radhitja sipas votave në nivel shtetëror BDI -PDSH-RDK

  • PDF

altVazhdon të mbetet e njëjtë radhitja e partive politike shqiptare sipas përkrahjes edhe pas zgjedhjeve lokale 2013. Bazuar në votat për Listën e Këshilltarëve në nivel republikan në zgjedhjet lokale 2013, partia shqiptare në pushtet ka mbledhur gjithsej 134 690 vota, PDSH 76 934 dhe RDK-ja 28 369.

RDK mbështet Selën, Shqiptarët 16 - Maqedonasit 11 këshilltar

  • PDF

altArdian Demiri kryetar i degës së RDK në Strugë në një komunikim me gazetarët i përgëzoi anëtarët e shtabit elektoral të kësaj partie për rezultatin e treguar në Strugë. Demiri potencoi se struganët më 24 mars treguan një kulturë të lartë demokratike dhe votuan për individin dhe jo për partitë dhe pazaret e tyre.

Rezultatet e plota - BDI në rrethin e parë fiton në 8 komuna

  • PDF

altSipas të dhënave të KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar që në rrethin e parë në 8 komuna, në 4 komuna tjera është epërsi ndaj kandidatëve tjerë. Kurse PDSH është në epërsi në dy komuna (Strugë dhe Tearcë) kurse RDK në Gostivarë.

Rufi Osmani në epërsi ndaj Nevzat Bejtës (VIDEO)

  • PDF

altNë komunën e Gostivarit është shënuar një diferencë  prej 701 vota ndërmjet kandidatit të RDK-së, Rufi Osmani dhe atij të BDI-së Nevzat Bejtës. Pas raundit të parë Rufi Osmani ka 14.278 vota (37.08%) kurse Nevzat Bejta 13.577 vota (35,26%).

Teuta Arifi konfirmon fitoren në Tetovë

  • PDF

altKandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pohuar se fiton bindshëm në të gjitha vendvotimet në Tetovë.

Ali Ahmeti: Elektorati i BDI-së të përkrah Zijadin Selën në raundin e dytë

  • PDF

altLideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në një konferencë për media ka bërë publike rezultatet në komunat ku ka fituar partia e tij.

Thaçi: Humbje e lehtë në Tetovë, epërsi në 5 komuna

  • PDF

altKryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka deklaruar fitore në gjithsej 5 komuna shqiptare, ndërsa ka pranuar, siç e ka quajtur ai, humbjen e lehtë prej 2-3 mijë votash në Tetovë. 

Simpatizantët e BDI-së festojnë në Tetovë (VIDEO)

  • PDF

altSimpantizant të shumtë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë kanë dalë për të festuar ende pa u shpallur rezutlatet përfundimtare për qytetin e Tetovës.

Tearcë, garë e ngushtë ndërmjet Ruhan Ilazit dhe Isen Asanit

  • PDF

altNë Tearcë do të ketë rund të dytë të votimeve, pasi kandidati i PDSHsë dhe i BDIsë janë në luftë me një dallim shumë të vogël të votave.