Kreu i Komunës së Bërvenicës mori pjesë në sesionin e 21 të Kongresit në Strasburg
Një delegacion i Asociacionit të Komunave të Republikës së Maqedonisë me ftesë të Kongresit të Pushtetit Lokal të Këshillit të Evropës morrën pjesë në kongresin e 21 të pushtetit lokal dhe regjional të Këshillit të Europës i cili u mbajt në Strazburg të Francës.
Si pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti. Në emër të delegacionit që ishte i shoqëruar Pajaziti raportoi për situatën aktuale dhe të arriturat e autoriteteve lokale në Maqedoni si dhe situatën rreth bartjes së kompetencave nga niveli qendror në atë lokal. Gjithashtu, z.Pajaziti njoftoi rreth aktiviteteve në zhvillimin dhe promovimin e demokracisë lokale bazuar në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale si dhe me bashkëpunimin e afërt që kjo komunë ka me institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës përkatësisht Kongresin e Pushtetit Lokal. (Tetova1.Com)
| Lajmet e fundit | Të rëndomta |


