SHT05252013

Perditesimi i fundit03:23:04 PD

Back Komuna Komuna Mushkonja me bollëk, komunat s’bëjnë hesap !

Mushkonja me bollëk, komunat s’bëjnë hesap !

  • PDF

Periudha e vitit në të cilën kalojmë, dukshëm ka shtuar numrin e mushkonjave në hapësirat e banuara, me theks të veçantë në vendbanimet rurale. Përskaj gjendjes së krijuar, institucionet kompetence nuk janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për asgjësimin dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Në fillim të korrikut, qendra për shëndet publik në Tetovë, ndërmori dezinfektim preventivë nga niveli i tokës, me qëllim të zvogëlimit të numrit të mushkonjave në komunën e Zhelinës. Në Tearcë është duke u ndjekur procedura e tenderimit dhe pritet që realizimi i fazës së parë të dezinfektimit të bëhet më së voni deri në shtator. Nga komunat e tjera të regjionit të Pollogut, nuk janë prononcuar rreth problematikës në fjalë, njofton TV2 nga Gostivari. Me mijëra mushkonja të cilat paraqiten si potencial për bartjen e sëmundjeve të ndryshme mes njerëzve, po thumbojnë qytetarët. Kjo dukuri prezente është sidomos në vendbanimet rurale të regjionit të Pollogut. Punonjësit shëndetësor apelojnë që kompetentët të mos e anashkalojnë masën e dezinfektimit kundër mushkonjave. Për shkak të ndryshimeve klimaterike, në Shqipëri dhe Greqi tashmë është përhapur lloji i mushkonjave me emrin “tigrest”, një insekt tipik për vendet e Afrikës. Thumbimi nga ky lloji i insekteve, sjell me vete pasoja të rënda shëndetësore. Një insekt i kësaj natyre mund të paraqitet edhe në Maqedoni, derisa nuk do të realizohet në kohën e duhur fazat e rregulla të dezinfektimit. Qendra planifikuese e regjionit të Pollogut, fillimisht përgatiti projekt në të cilin çdo komunë do të merrte pjese me shumë të caktuar mjetesh financiare, varësisht nga madhësia territoriale, pas çka bashkërisht do të ndërmerreshin masat preventive për dezinfektim kundër mushkonjave. Por më vonë u konstatua se për shkak të aspektit financiar, projekti nuk është i kapshëm. Sipas ligjit, komunat janë të obliguara të caktojnë mjete financiare nga buxheti vetanak për spërkatje parandaluese kundër mushkonjave, kjo me qëllim që numri i tyre të mos shtohet dhe të mbrohet popullata nga insektet e tilla që qarkullojnë në natyrë gjatë stinës së verës. Sipas shërbimeve profesionale nga qendra për shëndet publik në Gostivar, dezinfektimi jep efektin e vet në qoftë se faza e parë do të realizohej më së voni deri në fund të muajit qershor.
Në tre komunat e regjionit të Gostivarit, dezinfektimi kundër mushkonjave, këtë vit po zbatohet vetëm në Komunën e Mavrovës – Rostushë. E vetmja kjo komunë është përgjigjur pozitivisht ndaj ofertës së qendrës për shëndet publik dhe ka pranuar të ndaj mjete financiare nga buxheti vjetor për këtë dedikim. Faza e parë e dezinfektimit është zbatuar ditën e martë, edhe atë nga niveli i tokës. “Dezinfektimi do të realizohet në periudhën kohore nga ora 20 deri 7 të mëngjesit, me anë të aparateve adekuate për këtë qëllim. Dezinfektimi do të përfshinë hapësirat e gjelbra, vendbanimet dhe deponitë që funksionojnë në regjionin e Mavrovës”, thonë nga qendra për shëndet publik në Gostivar. Nga atje tërheqin vërejtjen për bletarët dhe shoqatat e bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohën kur do të kryhet dezinfektimi në terren. Realizimi i fazave të parapara të dezinfektimeve, do të mund të shtihet vetëm në raste të motit të ligë me prezencë të erës dhe shiut. Një iniciativë e përbashkët për dezinfektimin e komunave të regjionit të Pollogut, që u ndërmor në fillim të verës dështoi që në fazën përgatitore, ashtu sikurse edhe disa vite me radhë në të kaluarën. Pos obligimit ligjor që kanë komunat, moszbatimi i kësaj iniciative vjen në kohën kur vendi ndodhet në ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rrezikut nga paraqitja e mushkonjës të ashtuquajtur “tigrest”, e cila është e njohur për bartje të sëmundjeve të rënda.




Lajmet e funditTë rëndomta