Kryetari i trupit më të lartë zgjedhor Boris Kondarko tha se këto 138 milionë e 540 mijë denarë janë paraparë për zgjedhjet lokale, të cilat sipas ligjit janë përcaktuar nga ana e shtetit për KSHZ-në, në pajtim me nenin 88 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor, pasi bëhet fjalë për zgjedhje lokale, pjesa tjetër nga shpenzimet për zbatimin e zgjedhjeve bie në barrë të vetëqeverisjes lokale.
"Për vlerësimet tona komunat janë informuar në kohë, si dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe e Financave dhe Qeveria", deklaroi Kondarko.
Koordinatori i grupit punes për planin financiar, anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi theksoi se rreth 46 milionë e 500 mijë denarë nga mjetet e parapara janë për përpilimin dhe botimin e fletëvotimeve, rreth 20 për qind nga shpenzimet e përgjithshme janë paraparë për materialin zgjedhor gjegjësisht vula, jastëk, UV sprej, UV lamba dhe të tjera, Për herë të parë KSHZ-ja ndau mjete për botimin e Listës zgjedhore për kontroll publik në 36 njësi zgjedhore të Komisionit dhe çertifikata për votim për rrethin e parë dhe të dytë dhe rivotim eventual, ndërsa çertifikata të posaçme për personat të cilët votojnë një ditë para zgjedhjeve.
Deri tani botimin e bënte Enti shtetëror për statistikë. Para, mes tjerash, janë ndarë edhe për trupat ndihmëse që KSHZ-ja gjithmonë i angazhon, për edukimin e Komisioneve Zgjedhore Komunale (KZK) të cilët duhet t'i trajnojnë bordet zgjedhore dhe për doracakë për të gjithë anëtarët dhe zëvendësit e KZK-ve respektivisht KZ-ve. /Zhurnal/


