Por, një pjesë e qytetarëve e keqpërdorin ujin e pijshëm, duke harxhuar për ujitje apo larje të hapësirave para shtëpive private dhe objekteve afariste. Nga ky keqpërdorim, pjesët e larta të qytetit, siç janë lagjja “Drenovec”, “Kolltuk” dhe “Bregu i Diellit” kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Lusim qytetarët që në këto ditë të nxehta, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ta harxhojnë racionalisht ujin e pijshëm vetëm për nevojat e domosdoshme. Ata që keqpërdorin ujin e pijshëm lënë pa ujë banorët e pjesëve të larta të qytetit, të cilët përkundër sasisë së bollshme, kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Apelojmë edhe njëherë qytetarët që keqpërdorin ujin e pijshëm, të vetëdijësohen, sepse ky veprim i pandërgjegjshëm bën që banorët e pjesëve më të larta të qytetit, në këto ditë të Ramazanit të mbeten pa ujë të pijshëm.
Njoftojmë qytetarët se nga dita e nesërme (e martë) kontrollorët dhe inspektorët e NPK-“Tetova”, do të dalin në terren për të konstatuar keqpërdorimet e ujit të pijshëm dhe ndaj të gjithë atyre individëve do të merren masa juridike konform ligjit.


