Sipas këtyre burimeve Qazimoskit do t’i ofrohet një pozicion favorizues në listën e këshilltarëve të PDSH-së, si dhe do të jetë bartës i aktiviteteve të kësaj partie në Llabunishtë dhe fshatrat përreth tij në favor të kandidaturës së Ziadin Selës për kryetar të Komunës së Strugës.
Ndërkohë, vetë Qazimoski nuk pranoi t’i komentoj këto informacione por as edhe t’i demantoj ,ai shkurt për ”Strugalajm.com”, deklaroi se nuk ka koment për këtë cështje.Abdulla Qazimoski, për katër vite ishte këshilltar në Këshillin komunal të Strugës si përfaqësues i DR-së.Ai në Strugë njihet si njeri me ndikim, sidomos në Llabunishtë dhe fshatrat përreth tij, ku gjithmonë ka arritur të grumbulloj një sasi të konsiderueshme të votave.


