'Nga pagesa e faturave të ujit të pijshëm do të lirohen banorët e pjesës së epërme të lagjes “Drenovec” , banorët e Çarshisë së Epërme, banorët e lagjeve “Kolltuk”, “Potok”, “2 brestat” dhe pjesa e epërme e Reçicës së Vogël, deri në zgjidhjen e plotë të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për të cilin Këshilli Komunal i Tetovës do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme' thuhet në Njoftim.
Ndërkaq, iu bëhet apel qytetarëve të pjesëve tjera të qytetit, që nuk i kanë shlyer borxhet e ujit të pijshëm dhe mbeturinave, që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë, nga se vetëm në këtë mënyrë mundet që të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për funksionim të papenguar dhe efikas të NPK “Tetova”. "Për të gjithë ata që nuk i shlyejnë borxhet nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se do të pasojnë vendime sanksionuese" njoftojnë nga Komuna e Tetovës. /Tetova1.com/


