Në Gostivar është verifikuar kandidatura e kryetarit të kësaj partie Rufi Osmani, cili edhe aktualisht është kryetar i Gostivarit. Në Tetovë, RDK do të garojë me Izet Zeqirin, deputetin e kësaj partie, ndërsa në qytetet tjera thuajse janë kryesisht emra të rinj për politikën në Maqedoni.
Rufi Osmani kishte deklaruar se shanset më reale për të fituar janë në Gostivar, ndërsa shpreson se në Tetovë kandidati i kësaj partie do të futet në garë në rrethin e dytë.
Kandidatët e RDK-së që do të garojnë për kryetar komune:
Gostivar : Rufi Osmani
Tetovë: Izet Zeqiri
Çair: Gykten Aziri
Strugë: Adrian Demiri
Tearcë: Ramadan Idrizi
Vrapçisht: Irihan Ebibi


