ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Komuna Komuna RDK gati emrat për kryetar komunash, Izet Zeqiri do të garoj për Tetovën

RDK gati emrat për kryetar komunash, Izet Zeqiri do të garoj për Tetovën

  • PDF

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka vendosur përfundimisht për disa prej kandidatëve të saj të cilët do të marrin pjesë ne zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 24 mars të këtij viti.

Në Gostivar është verifikuar kandidatura e kryetarit të kësaj partie Rufi Osmani, cili edhe aktualisht është kryetar i Gostivarit. Në Tetovë, RDK do të garojë me Izet Zeqirin, deputetin e kësaj partie, ndërsa në qytetet tjera thuajse janë kryesisht emra të rinj për politikën në Maqedoni.

Rufi Osmani kishte deklaruar se shanset më reale për të fituar janë në Gostivar, ndërsa shpreson se në Tetovë kandidati i kësaj partie do të futet në garë në rrethin e dytë.

Kandidatët e RDK-së që do të garojnë për kryetar komune:

Gostivar : Rufi Osmani

Tetovë: Izet Zeqiri

Çair: Gykten Aziri

Strugë: Adrian Demiri

Tearcë: Ramadan Idrizi

Vrapçisht: Irihan Ebibi

 




Lajmet e funditTë rëndomta