MER05222013

Perditesimi i fundit08:16:38 PD

Back Komuna Komuna Sela: Arben Labënishtit s'ja pa hajrin askush

Sela: Arben Labënishtit s'ja pa hajrin askush

  • PDF

Mund të themi se fushata parazgjedhore vetëm se ka filluar pasi përfaqësues të partive politike kanë përforcuar tonin e sharjeve dhe komenteve kundër njëri tjetrit.

Ziadin Sela, deputet, njëkohësisht dhe kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Strugës, shprehet se dorëheqja e Arben Labënishtit nga posti i deputetit është një akt i qëlluar, sepse shqiptarët edhe ashtu  nuk ja kanë parë hajrin atij dhe partisë së tij njofton StrugaLajm.

”Nuk ia vlen të komentohet, por sido që të jetë meqë kërkuat deklaratë po ju them se Arben Llabunishti nuk i është dashur kujt keto dy vite sa ka qënë deputet.është apo nuk është më deputet,ishte apo nuk ishte deputet shqiptarët nuk kanë parë hajr prej tij dhe partisë së tij.Perkundrazi ,sherrin u kane parë, sepse ky dhe kolegët e tij janë përfaqësuesit legjitim që në vazhdimësi kanë bërë dhe i bëjnë legale politikat diskriminuese të qeverisë ndaj shqiptarëve.Mirë është që shembullin e tij të largimit dhe doreheqjes ta ndjekin edhe Ali Ahmeti me tajfën dhe ,jo për tu rikandiduar dikund por për tu larguar nga sytë këmbët. Me turp , kuptohet!” thekson ai.

 Aspekt tjetër i kësaj dorehëqje, sipas Selës është tendenca e lidershipit të BDI-së, për t’i plotësuar apetitet e të gjithë klaneve të interesit brenda këtij subjekti politik klanor.Sipas Selës, kjo gjë kulminoi me pakënaqësi të skajshme të strukturave lokale të BDI-së, në Strugë gjatë nominimit të Arben LLabënishtit. si kandidat jo në emër të interesave të Strugës dhe shqiptarëve në të, por në emër të interesave personale të eksponentëve të vecantë të këtij subjekti në Strugë, nënvizon ai për Strugalajm.com
Qellimi është i qartë sipas Selës pas kësaj dorëheqje Nedim Ramizi deputet,Ramiz Merko zv/ ministër dhe heshtja e përcarjes dhe pakënaqësise së BDI-së në Strugë.

”Ngelet e paqartë se me cfarë të drejte BDI merr legjitimitet në emër të interesave kolektive të shqiptarëve dhe të njëjtin e shfrytëzon për plotësimin e apetiteve personale të funksionërve të saj! I paqartë ngelet edhe pozicioni i Arben Labënishtit pas 24 marsit!Mendoj qe Arben Labënishti.pas kësaj date do të nominohet ambasador në Zhenevë.Kjo për faktin që Hajrulla Misini është i papranueshem për Gruevskin.Ndërsa Arben Labënishti.i plotëson të gjitha kriteret e shefit te tij të madh Nikolles”përfundon prononcimin për ”Strugalajm.com” deputeti njëkohësisht kandidati I PDSH-së në Strugë Ziadin Sela.




Lajmet e funditTë rëndomta