KSHZ dhe ministria e financave iu kanë dërguar urdhër komunave që të ndajën më së paku nga 50 mijë euro për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që od të mbahen në mars të vitit 2013.
Tetova, Haraçina, Kriva Pallanka, Bogdanci, Demir Hisari etj, nuk kanë para në arkat e tyre dhe këto shuma janë mjaft të larta për këto qytete.
Nga KSHZ kanë njoftuar se ata janë përgjegjës për materialin zgjedhor, prej ku kanë kërkuar para nga Ministria e financave, kurse pushtetet lokale janë të obliguara që të sigurojnë mjete financiare për këshillat zgjedhor, që është e paraparë me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. /Zhurnal/


