MAR05212013

Perditesimi i fundit10:25:45 PD

Back Komuna Komuna Teuta Arifi për Tetovën dhe Nevzat Bejta për Gostivarin - Punë e kryer

Teuta Arifi për Tetovën dhe Nevzat Bejta për Gostivarin - Punë e kryer

  • PDF

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në mbledhjen e mbajtur sot në Reçicë të Vogël ka marrë vendim që për Tetovën të garoj me Teuta Arifin dhe në Gostivar me Nevzat Bejtën.

Teuta Arifi ishte kandidati i preferuar i Ali Ahmetit përkundër dëshirës së degës të Tetovës të cilët mbështetnin më tepër ishkryetarin Hazbi Lika.
BDI beson se me Teuta Arifin do të mund ti fitojë edhe votat e maqedonasve të cilat janë shumë të rëndësishme për Tetovën.

Në Gostivar, BDI do të kandidoj me ministrin e pushtetit lokal, Nevzat Bejta i cili në zgjedhjet e kaluara lokale humbi komunën e Gostivarit nga Rufi Osmani.

Ja lista e plotë e emrave të propouar nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së.

Lista e Kandidatëve është si vijon:

1.    Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës propozohet  znj. Teuta Arifi

2.   Kandidat për kryetar të komunës së Kërcovës propozohet z. Fatmir Dehari

3.   Kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit  propozohet   z. Nevzat Bejta

4.   Kandidat për kryetar të komunës së Cairit propozohet  z. Izet Mexhiti

5.   Kandidat për kryetar të komunës së Strugës propozohet  z. Arben Llabenishti

6.   Kandidat për kryetar të komunës së Dibrës propozohet  z. Ruzhdi Lata

7.   Kandidat për kryetar të komunës së Sarajit propozohet  z. Bekim Murati

8.   Kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës propozohet  z. Fatmir Izairi

9.   Kandidat për kryetar të komunës së Likovës propozohet  z. Sadulla Duraku

10.                 Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës propozohet  z. Hazbi Idrizi

11.                 Kandidat për kryetar të komunës së Tearcës propozohet  z. Isen Asani

12.                 Kandidat për kryetar të komunës së Haracinës propozohet  z. Brahim Ajvazi

13.                 Kandidat për kryetar të komunës së Pllasnicës propozohet  z. Ismail Jahoski

14.                 Kandidat për kryetar të komunës së Vrapcishtit propozohet  z. Bajram Kadria

15.                 Kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës propozohet  z. Enver Pajaziti

16.                 Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit propozohet z. Fati Iseni

 

Për Komunat tjera, Kryesia do të vendos deri më 16.01.2013, e Mërkurë, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.




Lajmet e funditTë rëndomta