Teuta Arifi ishte kandidati i preferuar i Ali Ahmetit përkundër dëshirës së degës të Tetovës të cilët mbështetnin më tepër ishkryetarin Hazbi Lika.
BDI beson se me Teuta Arifin do të mund ti fitojë edhe votat e maqedonasve të cilat janë shumë të rëndësishme për Tetovën.
Në Gostivar, BDI do të kandidoj me ministrin e pushtetit lokal, Nevzat Bejta i cili në zgjedhjet e kaluara lokale humbi komunën e Gostivarit nga Rufi Osmani.
Ja lista e plotë e emrave të propouar nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së.
Lista e Kandidatëve është si vijon:
1. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës propozohet znj. Teuta Arifi
2. Kandidat për kryetar të komunës së Kërcovës propozohet z. Fatmir Dehari
3. Kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit propozohet z. Nevzat Bejta
4. Kandidat për kryetar të komunës së Cairit propozohet z. Izet Mexhiti
5. Kandidat për kryetar të komunës së Strugës propozohet z. Arben Llabenishti
6. Kandidat për kryetar të komunës së Dibrës propozohet z. Ruzhdi Lata
7. Kandidat për kryetar të komunës së Sarajit propozohet z. Bekim Murati
8. Kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës propozohet z. Fatmir Izairi
9. Kandidat për kryetar të komunës së Likovës propozohet z. Sadulla Duraku
10. Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës propozohet z. Hazbi Idrizi
11. Kandidat për kryetar të komunës së Tearcës propozohet z. Isen Asani
12. Kandidat për kryetar të komunës së Haracinës propozohet z. Brahim Ajvazi
13. Kandidat për kryetar të komunës së Pllasnicës propozohet z. Ismail Jahoski
14. Kandidat për kryetar të komunës së Vrapcishtit propozohet z. Bajram Kadria
15. Kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës propozohet z. Enver Pajaziti
16. Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit propozohet z. Fati Iseni
Për Komunat tjera, Kryesia do të vendos deri më 16.01.2013, e Mërkurë, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.


