Ashtu siç dihet, projekti ka për qëllim që të mbështet procesin e decentralizimit në komunë dhe të ju mundësojë qytetarëve të marrin pjesë aktive në zhvillimin e bashkësisë lokale. Kanë mundësi që të përmirësojnë jetën e përditshme përmes pjesëmarrjes në sesionet e forumeve dhe me idetë dhe projektet e tyre, ndërsa pushteti lokal, komuna të zhvillojë qeverisje transparente dhe të hapur me qytetarët e saj. Kështu realizohet një proces i vendimmarrjes së përbashkët ku bëhet ndarja e përgjegjësive për marrjen e vendimeve mes komunës dhe qytetarëve.
Nga sesioni i parë i forumit i mbajtur më 21 qershorë në të cilin sesion morën pjesë 135 qytetarë të profileve të ndryshme u vendos që si fushë në të cilën duhet të investohet është Arsimi. Tani në sesione në vazhdim qytetarët do të kenë mundësinë që të zgjedhin propozojnë nën tema gjegjësisht të propozojnë disa probleme më të theksuara të cilët i tangojnë më së shumti ata, dhe më pastaj do të përcaktohen përsëri për njërin nga ato projekte të propozuara.
Sesioni i dytë i forumit në Bashkësi në komunën e Zhelinës do të mbahet më datë 18 korrik 2012 (e premte) në lokalet e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”, në fshatin Zhelinë me fillim në Ora 19 30


