DIE05192013

Perditesimi i fundit12:10:45 MD

Back Kronikë Kronikë Aksidentohet në Itali, vdes 25 vjeçari nga fshati Bozovcë

Aksidentohet në Itali, vdes 25 vjeçari nga fshati Bozovcë

  • PDF

Një i ri nga Bozovca e Tetovës është aksidentuar shumë rëndë gjatë ditës së djeshme në afërsi të Ponte Rio Valtopina në Itali dhe ka gjetur vdekjen në vendin e aksidentit.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Shafi Ramadanin i cili ka jetuar në Nocera Umbra në Itali.

Për asrsye deri tash të panjohura vetura e tij është përplasur me një kamion.  Ekipe të zjarrfikësve kanë arritur ta nxjerin trupin e të ndjerit nga vetura por mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familja e të ndjerit në Bozofcë është informuar sot në mëngjes për rastin dhe banorë të këtij fshati menjëher janë aktivizuar për pastrimin e rrugëve nga bora.

Stafi i tetova1.com i shpreh ngushllime familjarëve të Shafi Ramadanit.

(tetova1.com)

 

Foto nga aksidenti

 




Lajmet e funditTë rëndomta