SHT05252013

Perditesimi i fundit07:34:33 MD

Back Kronikë Kronikë Kërçovë, rrahje masive mes nxënësve

Kërçovë, rrahje masive mes nxënësve

  • PDF

 Policia e Kërçovës gjatë ditës së djeshme ka penguar një  incident në gjimanzin e këtij qyteti “Drita”. Incidenti ka ndodhur ndërmjet dy grupeve të nxënësve, por që më vonë ka rezultuar me një rrahje masive. 

 

Nga policia njoftojnë se nxënësit ishin në pushimin më të gjatë mes orëve, kur disa djemë jashtë shkollës kishin fyer disa nxënëse. Për një kohë të shkurtër në ndihmë të tyre kanë dalë shokët e shkollës të cilët kanë filluar të rrihen me djelmoshat jashtë shkollës. 

Derisa incidentin e kanë mësuar edhe profesorët, informacioni është shpërndarë nëpër Kërçovë, ku në ndihmë kanë ardhur prindërit e nxënësve të involvuar në këtë incident, njofton plusinfo. 

Rreth orës 15:00 ka qenë një kordon i policisë i ndërtuar mes dy grupeve që ka penguar një rrahje edhe më masive dhe me më shumë pasoja. 

Nuk është bërë e njohur nëse të involvuarit në incident kanë qenë shqiptarë ose janë rrahur shqiptarë dhe maqedonas.  /tetova1-zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta