Sipas policisë, Z.A dyshohet për vepër penale sulm seksual mbi të miturën, e cila nuk i ka mbushur 14 vjeç. Ai aktet i ka kryer përmes shfaqjes së materialeve pornografike, kurse abuzimin e fundit seksual e ka bërë para disa ditëve, në shtëpinë e vet, ku fillimisht vajzës i ka treguar materiale pornografike të incizuara në kompjuter, e më pas e ka dhunuar atë duke e kërcënuar që të mos i tregoj askujt. KOHA


