MER06192013

Perditesimi i fundit03:30:13 MD

Back Kronikë Kronikë Liqeni i Dibrës e merë viktimën e katërt

Liqeni i Dibrës e merë viktimën e katërt

  • PDF

Edhe një viktimë në Liqenin e Dibrës. Muharrem Egriu, 26 vjeç nga Dibra dje është mbytur në Liqenin e Dibrës. Trupi i pajetë u zbulua nga peshkatarët rreth orës 18:30, me ç`rast ata kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe kanë informuar organet e rendit. 

 Sipas informacioneve të para, në trupin e pajetë të viktimës nuk ka pasur shenja të ushtrimit të dhunës dhe se trupi i pajetë menjëherë është dërguar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore. 

Kjo është fatkeqësia e katërt që ka ndodhur në këtë liqe, pas humbjes së jetës të një fëmije 15 vjeçar dhe vetëvrasjeve të dy grave gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

/tetova1/



Lajmet e funditTë rëndomta