Vazhdon seriali i vrasjeve në Tetovë. Sot në ora 13.30 minuta në afërsi të Bibliotekës së qytetit është vrarë një i ri nga fshati Sllatinë.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 17 vjeçarin Leutrim Pajaziti nxënës i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë.
Sipas informatave jozyrtare,pas një fjalosjeje mes dy të rinjëve vrasësi ka gjuajtur më shumë plumba prej të cilave 2 e kanë goditur në shpinë dhe në bark Leutrimin dhe ka arritur të ikë në drejtim të panjohur. Deri në orët e pasditës nuk ka qenë i kapshëm për organet e policisë, mirëpo është i njohur për ta. Bëhet fjalë për një 18 vjeçarë nga rrethina e Shkupit i cili gjithashtu është nxënës në “Mosha Pijade”.
Djaloshit të vrarë menjëher pas incidentit i është dhënë ndihma e menjëhershme nga kalimtarë të rastit dhe nga ndihma e shpejtë drejtohet për në klinikën e Tetovës ku edhe kanë konstatuar vdekjen. Shkaku i ardhjes deri te zënka ende nuk dihet ndërsa policia e tetovës është duke punuar në zbardhjen e rastit. (TETOVA1)
Video e huazuar nga Alsat-M


