Sipas kumtesës së SPB-së Ohër, mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të karakollit Radozhdë nëpunësit policor i kanë arrestuar personat Z.SH (42) dhe D.P (48) të dytë nga fshati i Strugës, Radozhdë. Gjatë kontrollit të kryer te Z.Sh. është gjetur një valixhe e zezë me rreth 16 kilogramë marihuanë e paketuar, ndërsa te D.P janë gjetur edhe 11 kilogramë peshk dhe numër të mëdha të rrjeteve të peshkimit.
Nëpunësit policor, siç është theksuar në kumtesën e SPB-së Ohër, marrin masa shtesë për ndriçimin e tërësishëm të rastit pas së cilës do të ngritet padi penale.KOHA
Në Strugë konfiskohen 26 kilogramë marihuanë
Nëpunësit policor nga policia kufitare, në koordinim me stacionin policor nga Struga konfiskuan 26 kilogramë drogë narkotike, marihuanë dhe 33 kilogramë peshk - në aksionin e mbrëmshëm në afërsi të karakollit Radozhdë.


