PRE05242013

Perditesimi i fundit01:24:43 MD

Back Kronikë Kronikë Një e vdekur në aksidentin e trafikut afër Zhelinës

Një e vdekur në aksidentin e trafikut afër Zhelinës

  • PDF

Një person ka vdekur, kurse tre janë lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit që sot ndodhi para orës 15:30 në autostradën Tetovë-Shkup afër pompës së benzinës "Petrol Kompani" , informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Një makinë e tipit Audi nga shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka goditur rrethojat e saj, për pasojë në vendin e ngjarjes ka mbetur e vdekur  37 vjeçarja me inicialet M.Q e cila ka qenë në makinën e drejtuar nga i shoqi i saj SH.Q (39) nga fshati Pollaticë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në klinikën e Shkupit. Lëndime më të lehta kanë marrë dy bashkudhëtarët tjerë të makinës D.Q. dhe I.Q. Në vendin e aksidentit kanë dalë gjykatësi hetues dhe organet e rendit të cilat me detaje rreth aksidentit do të dalin gjatë ditës së nesërme.


16:40

Një i vdekur në aksidentin e komunikacionit afër pikës pagesore në Zhelinë
Sipas informatave të personave që kanë ndodh në vendin e aksidentit, sot pasdite në autostradën Tetovë-Shkup afër pikës pagesore në fshatin Zhelinë një veturë është përplasur në mburojat e hekurit.
Si rezultat i kësaj ka mbetur e vdekur një grua, kurse burri i saj ka marë lëndime të rënda.
Dy fëmijët që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar me lëndime të lehta.




Lajmet e funditTë rëndomta