Një person, rreth të 47-tave, ka qenë duke kaluar në bulevardin Ilinden, kur papritur është goditur nga një makinë. Sipas të dhënave të para të dokumentuara nga policia, viktima është me Xhelal Selimi, dhe aksidenti ka ndodhur në orën 12: 20 minuta.
Policia bën të ditur se sot rreth orës 12 e 30 minuta në Tetovë një veturë ka shkelur dhe ka lënë të vdekur një këmbësor, gjegjësisht një person 47 vjeçar.
Jozyrtarisht, viktima quhet Xhelal Selimi me profesion inxhiner i punësuar në Ecolog.
Vozitësi Aleksandar.A. i lindur më 1984 nga Tetova me veturë të markës “Rover 200″ me targa të Tetovës sic merr vesh portali Shqipmedia ka qenë i dehur kur ka shkelur këmbësorin i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
Drejtuesi i makinës që ka kryer aksidentit, me iniciale A.A tashmë është ndaluar nga policia dhe merret në pyetje nga organet e rendit, deri në zbardhjen e rastit. Paraprakisht nga policia, thonë se i riu akuzohet për tejkalim të shpejtësisë. Ai nuk i është përmbajtur rregullores për shpejtësi qarkullimi gjatë përshkimit të bulevardit.
-------------------------------------------------------------------------------------
13: 15 - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë kur vetura ka shkelur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin afër gjyqit.
Informacionet e para që kanë arritur në redaksinë e Tetova1 thonë se këmbësori ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes, megjithatë policia ende se ka verifikuar të njëjtën.
Pas pak, Tetova1.com do të sjellë foto eskluzive nga aksidenti dhe informacione më të plota në lidhje me ngjarjen. /Tetova1.com/


