Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 në afërsi të hotelit Teteks. Tetovar A.A ka tentuar që të shfrytëzoj skybiletën e motrës së tij, por nuk është lejuar me ç'rast është drejtuar nga hoteli.
Pas tij kanë vrapuar dy puntorët e sigurimit dhe ka filluar zënka verbale e cila ka eskaluar në rrahje ndermjet A.A. dhe I.I., kurse më pas është bashkangjitur edhe sigurimi tjetër Ll.R. ku e kana goditur me grushta A.A.-në.
Të tre të përfshirit në përleshje janë ftuar në stacionin policor, është biseduar dhe pas zbardhjes së plotë do të përballen me padi adekuate, njofton sektori për punë të brendshme në Tetovë. /TV KOHA/


