ENJT05232013

Perditesimi i fundit09:22:48 PD

Back Kronikë Kronikë Rihen për biletën e skiliftit në Kodrën e Diellit

Rihen për biletën e skiliftit në Kodrën e Diellit

  • PDF

Të hënën, në qendrën sportive Kodra e Diellit në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike. Në përleshje kanë marrë pjesë A.A., 25 vjeçar nga Tetova dhe dy punonjës të sigurimit 'Securitas CC', njfoton policia e Tetovës.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 në afërsi të hotelit Teteks. Tetovar A.A ka tentuar që të shfrytëzoj skybiletën e motrës së tij, por nuk është lejuar me ç'rast është drejtuar nga hoteli.

Pas tij kanë vrapuar dy puntorët e sigurimit dhe ka filluar zënka verbale e cila ka eskaluar në rrahje ndermjet A.A. dhe I.I., kurse më pas është bashkangjitur edhe sigurimi tjetër Ll.R. ku e kana goditur me grushta A.A.-në.

Të tre të përfshirit në përleshje janë ftuar në stacionin policor, është biseduar dhe pas zbardhjes së plotë do të përballen me padi adekuate, njofton sektori për punë të brendshme në Tetovë. /TV KOHA/




Lajmet e funditTë rëndomta