MAR05212013

Perditesimi i fundit02:21:51 MD

Back Kronikë Kronikë 'Suzuki Swift' me regjistrim Tetove shkel vajzën dy vjeçare

'Suzuki Swift' me regjistrim Tetove shkel vajzën dy vjeçare

  • PDF

Një vajzë dyvjeçare vdiq nga goditja e veturës në rrugën Skupi, te Bardovcë të Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:35, kur një “Suzuki swift” ka goditur vajzën në rrugën për automjete. Vetura ka qenë me targa të tetovës, ndërsa vozitësi është tetovar 32 vjeçarë.

Menjëherë pasi e ka goditur, vozitësi e ka marrë vajzën dhe me veturë e ka transferuar në Spitalin ushtarak, ku mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Policia bën hetimet që të vërtetojë cilat janë arsyet për aksidentin./dardania.com.mk




Lajmet e funditTë rëndomta