"Në këtë periudhë janë zbuluar edhe 45 shoferë-fillestar të cilët kanë drejtuar makina pa shoqërues për të cilën është paraparë gjobë në vlerë prej 400 euro dhe 35 persona të cilët kanë pasur patentë shoferi për një, ndërsa kanë vozitur makina të kategorive të tjera. Gjobat për këtë lloj kundërvajtje janë prej 45 deri në 250 euro dhe plus kompensim për shpenzimet e shërbimit të Merimangës. Lartësia e gobës varet dhe nga ajo se ku konkretisht është parkuar makina", ka deklaruar Josifovski.
Sipas tij vitin e kaluar policia ka zbuluar 27 shoferë të vilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa vozitësit të cilët do të refuzojnë alkool-testin do të paguajnë gjobë prej 500 eurosh.
Vitin e kaluar në Tetovë janë ngritur 463 makina nga "Merimanga" që paraqet rritje për 30 për qind më shumë se një vit më parë.


