MAR05212013

Perditesimi i fundit11:14:40 MD

Back Kronikë Kronikë Tetovë: Aksidentohet me biçikletë dhe vdes një person

Tetovë: Aksidentohet me biçikletë dhe vdes një person

  • PDF

Tetovari Qahil S, 56 vjeç ka humbur jetën dje kur është përplasur nga një kamionë cisternë në Tetovë në aksidentin e komunikacionit që rreth orës 18.35 minuta ndodhi në udhëkryqin të supermarketi KIPPER afër Qendrës Sportive në Tetovë (udhëkryqi nga rruga Boris Kidriq me bulevardin "Video Smilevski Bato").

 Sipas zëdhënësit të SPB-Tetovë deri te aksidenti ka ardhur kur i ndjeri Qahil. S me biçikletë është aksidentuar me kamionin-cisternë të drejtuar nga N.S (42) prej Shkupi.

Viktima është kapur dhe përplasur nga pjesa e prapme e cisternës, deri tani nga shkaqe të panjohura dhe se ai pas lëndimeve serioze ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit-cisternë vazhdon të mbahet në polici. 

/tetova1/



Lajmet e funditTë rëndomta