Mbrëmë pas mesnate në qendër të Tetovës në afërsi të pikës pagesore të EVN-së, i riu Burim Skënderi (21) nga Tetova është aksidentuar me motor dhe nga plagët e mara ka ndëruar jetë në vendin e aksidentit.
Burimi ka qenë duke vozitur një motor Honda me targa italiane dhe sipas të dhënave të policisë në fillim ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia e madhe është përplasur në një veturë Reno Megane e cila ka qene e parkuar në anën tjetër të rrugës.
Nga përplasja ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Burimi ka qenë i shoqëruar nga E.R i lindur më 1993 i cili ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka kryer hetimet , ndërsa punohet ende për të zbardhur ngjarjen.
Stafi i tetova1.com i shpreh ngushllime familjes Skënderi.
09:30
Mbrëmë pas mesnate në afërsi të qendrës së Tetovës i riu Burim Skënderi (21) nga Tetova është aksidentuar me motor dhe nga plagët e mara ka ndëruar jetë në vendin e aksidentit. Këto janë të dhënat që i kan siguruar persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes gjatë aksidentit për faqen në Facebook, Tetova Qytet i Studentëve.
Gjithnjë sipas vizituesve të kësaj faqeje Burimi është prej lagjes së Teteks. Informata zyrtare për aksidentin sot do të sigurojmë nga SPB e Tetovës.
Fotografia është e marur nga Interneti, nuk është nga vendi i ngjarjes


