MAR05212013

Perditesimi i fundit10:25:45 PD

Back Kronikë Kronikë Tetovë, Katër të lënduar në aksident automobilistik

Tetovë, Katër të lënduar në aksident automobilistik

  • PDF

Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më tepër në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes te urra para hyrjes në fshatin Radiovcë. 

 Siç informojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur sot rreth ora 6, kur automobili "Wolfsvagen Polo" goditi një automobil tjetër. 

Për shkak të shpejtësisësë madhe, makina ka goditur mburojën prej betoni të urës dhe u rrotullua disa herë. Automobili ishte vozitur nga 55 vjecari Xh.S/ nga fshati Gajre,kurse në aksident më rëndë është lënduar  48 vjeçari R.B nga fshati Orashë, të cilit i është dhënë ndihma e parë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe menjëherë është transferuar në Shkup.

Shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë janë hospitalizuar në spitalin e Tetovës. /Tetova1.com/




Lajmet e funditTë rëndomta