MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Kronikë Kronikë Vetëvritet një 74 vjeçar

Vetëvritet një 74 vjeçar

  • PDF

Policia e Gostivarit ka njoftuar për një rast vetëvrasjeje të ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes. Sipas informacionit të Policisë, bëhet fjalë për një 74 vjeçar me inicialet S.S. I ndjeri i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur me litar në një objekt shtesë pranë shtëpisë së tij.

“I ndjeri ka banuar në rrugën “Nikola Parapulov’ në Gostivar. Trupin e pajetë diku rreth orës 21, e ka vërejtur i birri i cili më pas ka njoftuar Policinë. Është bërë ekspertizë edhe me pjesëmarrjen e gjykatësit hetues, prokurorit publik dhe mjekut nga medicina ligjore. Vendi i vetëvrasjes është fotodokumentuar, janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes bashkë me teshat e të ndjerit.

Punohet në detalet e rastit dhe rreth motiveve eventuale që çuan deri te ky akt”, thuhet në njoftim e lëshuar nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Jo zyrtarisht mësohet si i ndjeri kohëve të fundit ka punuar si taksist.
Vitin e kaluar në regjionin e Gostivarit ndodhen 14 raste të vetëvrasjesh.




Lajmet e funditTë rëndomta